Policia turke kthehet mbrapsht pa biznesmenin, Faruk Fatih Ozer mbetet ende në arrati

Operacioni për kapjen e themeluesit të kompanisë Thodez, Faruk Fatih Ozer, i cili është në kërkim nga autoritete turke për vjedhje të kriptomonedhave në Shqipëri,ka përfunduar pa rezultat. 

Biznesmeni turk ka mashtruar rreth 400 mijë njerëz dhe është zhdukur me 108 milionë dollarë. Faruk Ozer u fut në territorin e Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të këtij viti, për t’i shpëtuar policisë turke.

Menjëherë policia turke erdhi në Shqipëri për ta kapur atë, por kërkimet rezultuan pa sukses. Ende nuk dihet se ku ndodhet biznesmeni turk, ai mbetet akoma në arrati. Prandaj dhe forcat policore u kthyen në Turqi, duke pritur të reja nga policia shqiptare.
Operacioni i nisur për kapjen e Faruk Fatih Özer vazhdon të kryet në 4 shtete të ndryshme, me epiqendër Tiranën.

Marketing

Kur Faruk të kapet, ai së pari do të paraqitet para autoriteteve gjyqësore shqiptare. Meqenëse ai nuk ka kryer krim brenda kufijve të Shqipërisë,  nuk do të gjykohet në Shqipëri .

Marketing