Personat me nevoja të posaçme, ndihen të diskriminuar dhe jashtë proceseve vendimmarrëse… Edhe votimi për referendumin më 30 shtator, ashtu si zgjedhjet paraprake, do ta gjejnë këtë kategori qytetarësh, në gjendje jo të favorshme për realizimin e të drejtës së votës.

Raporti për kontrollim dhe vlersim të qasjes së personave me nevoja të posacme në vendvotime, i realizuar në zgjedhjet lokale të vitit 2017, tregoi realitetikn e vrazhdë me të cilin përballen këta persona.

Një pjesë e madhe e vendvotimeve plotësisht apo pjesërisht, nuk ofrojnë kushte për votim për personat me nevoja të posacme.

Nga 97% e vendvotimeve të vlersuara, 1 ne 5 vendvotime nuk ka shteg per pesonat me pengesa në lëvizje, 1 e 3 e tyre nuk kanë as vend-parkim, vetëm gjysma kanë vende të shënuara për persona me nevoja të posacme.

331 vendvotime nuk janë në katin përdhes, në vetëm 5 prej tyre ka në dispozicion ashensor.

Nga “Polio Plus”, organizatë kjo që ka marr pjesë në realizimin e hulumtimit, theksojnë se ky raport jep vetëm indikacionin se hapsirat nuk janë të qasshme për qytetarët por duhet pasur parasysh se kur bëhet fjalë për qytetarët me nevoja të vecanta, qasja përfshin më shumë elemente, sesa një shenjë parkimi apo sesa shtegu i pjerrët që lehtëson lëvizjen gjatë ngjitjes apo zbritjes në ndërtesa e institucione.

Nga “Polio Plus” deklarojnë se nga atëherë deri më sot, nuk janë ndërmarr hapa nga ana e shtetit dhe institucioneve që t’i përmirsojnë kushtet, të paktën për qasje fizike.

“Përfat të keq shteti ynë as në vitet e fundit nuk arriti të krijoj mjedis adekuat, ku qytetaret me nevoja të posacme, plotësisht do të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës. Prandaj në këtë aspekt qytetarët me nevoja të posacme, janë të diskriminuar, janë të vendosur në pozitë plotësisht jo të favorshme në krahasim me qytarët e tjerë, në realizimin e të drejtave të tyre. Maqedonia për fat të keq nuk i siguroi as kushtet dhe as kornizën rregullative, ligjore me çka do ju mundësohej qytetarëve me nevoja të posacme, ti realizojnë të drejtat e tyre qytetare dhe politike”, theksoi Elena Koçovksa udhëheqëse e programeve në shoqatën “Polio Plus”.

Në përputhje me nenin 112 të ligjit për zgjedhje , KSHZ është e obliguar që personave me aftësi të kufizuara t’u sigurojë qasje deri te vendvotimet, të përcaktoj lokacione në teritorin e Maqedonisë në të cilat janë të shënuara, në të cilat realizohet e drejta e votes.

Këto lokacione duhet të plotësojnë kushtet për realizimin e të drejtës individuale, të lirë dhe të fshehtë të votës dhe të njejtat të jenë të adaptuara për qasje të personave me nevoja të vecanta.

As KSHZ e as enti statistikor, nuk posedojnë të dhëna për numrin e përgjithshëm të personave me nevoja të vecanta në Maqedoni dhe hulumtimet janw bwrw duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote.

Organizatat marrin si standard analitik përqindjen prej 15-20% nga numri i përgjithshëm i popullsisë , që tregon se 1 ne 5 qytetar të Maqedonisë është i diskriminuar në realizimin e të drejtës së votës si shkak i mungesës së kushteve.