Politika e re e BDI: Asnjë vendim i rëndësishëm nuk do të merret pa pyetur palën shqiptare

Integrimi konsensual ,vetingu,kualiteti i jetës, punësimi dhe zhvillimi i të rinjëve , janë pesë rezolutat që kanë marrë vizën nga Mbledhja e fundit e Kryesisë Qendrore të BDI-së e mbajtur në Recicë të Vogël informon Tetova sot.
Rezolutat poashtu do të hapin një debat më gjithëpërfshirës me bashkësinë akademike që këto më pas të shndërrohen në përcaktime programore të partisë në zgjedhjet Parlamentare që pritet të mbahen në Prill të vitit të ardhshëm .

Marketing

Shtylla e parë e prioriteteve të ardhshme të BDI-së që është konsensualiteti integrues , nënkupton që asnjë nga vendimet thelbësore në shtet , të mos mund të kalojë pa konsensus,gjegjësisht pa mbivotim .Integrimi konsensual njëkohësisht do ti referohet integrimit të shoqërisë në përgjithësi ,rajonit dhe BE-së e NATO-s.

“Maqedonasit dhe shqiptarët duhet të jenë të integruar në shoqëri si të barabartë,” tha një zyrtar i lartë i BDI -së transmeton Tetova sot.
Konsensualiteti do të zbatohet për zhvillimin, ekonominë , buxhetin dhe politikën e jashtme.
Nga partia thonë se konsensualiteti ka treguar një politikë të suksesshme që shtyn integrimet ndërsa buxheti nuk mund të kalojë pa konsensus nga partneri shqiptarë në qeveri ,derisa i ka dhënë shtytje edhe projektit për President konsensual të shtetit si dhe në disa komuna me LSDM-në në zgjedhjet e fundit lokale .

Nga BDI thonë se kjo nuk do të thotë kërkesë për ndryshime ligjore por që nuk do të mund të merret asnjë vendim i madh për shoqërinë në mënyrë të njëanshme, pa e pyetur palën shqiptare.Një shembull është situata e fundit me vërrejtjet e Komisionit të Venecias për Ligjin për gjuhët dhe qëndrimin e BDI-së që nuk do të kishte ndryshime në ligj, d.m.th. që vendimet e njëanshme ishin të papranueshme për ta.

Shtylla e dytë e BDI-së e miratuar nga Kryesia Qendrore është vetingu dhe ky i fundit jo vetëm si zbatim praktik ,por vetingu si politikë .
BDI, në bazë të një projektligji për vettingun që tashmë ua ka dorëzuar grupeve parlamentare, propozon që ai të zbatohet për të gjithë kryerësit e funksioneve publike të emëruar dhe të zgjedhur, gjyqtarët dhe prokurorët. Partia thotë se qëllimi është të arrihet drejtësia jo selektive, besimi në institucione, lufta kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit përmes qeverisjes së drejtë.

Rezoluta e tretë ka të bëjë me kualitetin e jetës dhe BDI konsideron se pas mbylljes së cështjeve etnike , si parti më e madhe te shqiptarët do të përqendrohet tek politikat që ofrojnë kushte për një jetë më cilësore dhe dinjitoze për qytetarët ..Cilësia e jetës përfshinë arsimimin ,shëndetin dhe shërbimet e shumta cilësore për qytetarët..
Rezoluta e katërt ka të bëjë me punën dhe zhvillimin .Kjo përfshinë politikat e krijimit të më shumë vendeve të reja të punës .
Rezoluta e pestë përfshinë politikat e të rinjëve ,për të ngritur sa më shumë standardin e jetës në vend me qëllimin që të rinjtë të qëndrojnë dhe mos e braktisin vendin e tyre dhe ta ndërtojnë të ardhmen këtu ndërsa ata që janë larguar të kthehen.