Politika monetare në vend është e përshtatshme, vlerëson FMN

Në takimet e shumta me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që delegacioni i kryesuar nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministrit të Financave, Dragan Tevdovski i realizoi në kuadër të Takimeve pranverore të grupacionit të Bankës Botërore dhe FMN-së në Uashington, mes tjerash u vlerësua se politika monetare në vend është e përshtatshme. Me këtë rast u potencua edhe relaksimi i realizuar monetar, në kushte të lëvizjeve stabile të tregut devizor dhe mungesës së presionit të inflacionit, që paraqet dorëzim të mbështetjes kyçe nga Banka popullore për aktivitet të përgjithshëm në ekonomi, kumtuan nga Banka popullore.

Marketing

“Lëvizjet vijuese tregojnë rritje mesatare të çmimeve vendore dhe me këtë edhe mungesë të presioneve të çmimeve. Shkalla mesatare vjetore e inflacionit në tre muajt e parë të vitit është nën nivelin e projektuar nga Banka Popullore. Njëherit, vlerësimet më të reja drejtojnë në presione më të dobëta nga çmimet importuese për këtë vit, në mënyrë është theksuar në takime”.

Delegacioni realizoi takime me drejtorin e FMN-së për Evropën, Pol Tomsen, me drejtorët ekzekutivë të FMN-së, Entoni de Lanoj dhe Riçars Dornbosh, si dhe me shefen e misionit të FMN-së për vendin tonë , Xhesmin Rahman. Në fokus të takimeve, mes tjerash, përveç politikës monetare ishin edhe zhvillimi ekonomik dhe treguesit ekonomikë të cilat i ndjek banka qendrore.

Guvernatorja e Bankës Popullore potencoi se të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë nga fillimi i vitit udhëzojnë në zhvendosje të volitshme të mëtutjeshme në ekonomi, që është në përputhje me pritjet për përshpejtim gradual të rritjes ekonomike në periudhën në vijim. Lidhur me lëvizjet monetare u përqendrua në rritjen e depozitave që e tejkalon të projektuarën, si dhe në nivel të rritjes kreditore gjatë tremujorit të kaluar dhe të parë të këtij viti. Në takimet u fol edhe për projeksionet më të reja të FMN-së për ekonominë e Maqedonisë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua ndihmës teknike të cilën FMN-ja ia jep Bankës Popullore. Me këtë rast, në takimet u shpreh kënaqësi e madhe nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe nga rezultatet të cilat i ka arritur banka jonë qendrore me mbështetje nga FMN-ja.

Në takim me nënkryetarin e Bankës Investuese Evropiane, Andre Mekdovel dhe me drejtorin e përgjithshëm të kësaj banke për operacione kreditore, Zhan Kristof Lalo, mes tjerash u arrit memorandum për bashkëpunim mes Bankës Popullore dhe BIE-së në zbatimin e Sondazhit për aktivitet kreditor për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.

Angelovska-Bezhoska mori pjesë edhe në takimin e Këshillit mbikëqyrës të Iniciativës së Vjenës 2, në të cilin u bisedua për lëvizjet më të reja në kuadër të sistemeve bankare të vendeve të EQLJL.

Delegacioni i vendit, në kuadër të Takimeve në Uashington realizoi takime edhe me zëvendëskryetarin e BB-së për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler, me drejtoreshën rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, si dhe me drejtorin ekzekutiv të BB-së për Konstituencën në të cilën janë të anëtarësuar vendi ynë, Kun Davise dhe me nënkryetaren e Korporatës ndërkombëtare financiare për Amerikën latine, Karaibet, Evropën dhe Azinë Qendrore, Georgina Bjker.
Edicioni vjetor i Takimeve pranverore të grupacionit të BB-së dhe FMN-së përfundon sot.

Marketing