Politikanët aktiv në rrjetet sociale, pasiv në komunikimin me qytetarët

Zyrtarët janë të gjithë në dispozicion në rrjetet sociale, por nuk komunikojnë me qytetarët. Analiza e Institutit për Qeverisje të Mirë dhe Perspektivë Euro-Atlantike tregon se komunikimi është i njëanshëm, do të thotë zyrtarët publikojnë vetëm atë që duan ta thonë. Pak iu përgjigjen pyetjeve, aq më pak kritikave të qytetarëve. Zyrtarët kryesisht përdorin rrjetin social “Facebook”, pastaj “Instagram”, dhe më së paku “Tuitter”.

Marketing

Vetëm një nga 120 deputetët është fantazmë në mediat sociale. Ndërsa presidentin dhe zyrtarë të Qeverisë do t’i gjeni në Facebook, Twitter, dhe madje edhe në Instagram. Kjo analizë është bërë nga komunikologu Bojan Kordallov, me disa studentë të tjerë të marrëdhënieve me publikun, nga Fakulteti i Drejtësisë në UKM. Kordallov thotë se zyrtarët përdorin rrjetet sociale për çështje politike. Ai sugjeron që zyrtarët të fokusohen më shumë te qytetarët, sesa te grindjet politike.

“Përplasja midis pushtetit dhe opozitës në çdo kamp sjell duartrokitje dhe ovacione nga mbështetësit e fortë të partisë politike, dhe ndoshta nga disa simpatizantë.

Sidoqoftë, ndërtimi i një marrëdhënie profesionale me qytetarët, ndërtimi i një komunikimi profesional me mediat, është diçka që ju lejon ju si politikanë dhe si zyrtarë publik në institucione të jeni shumë më të mirë, të kryeni shërbime publike shumë më të mira dhe kështu të rrisni kënaqësinë e qytetarëve -tha Bojan Kordallov, komunikolog.

Tre kryetarë të komunave nuk përdorin fare rrjete sociale. Komunat Staro Nagoriçane dhe e ajo e Haraçinës nuk kanë faqe interneti. Kjo e fundit në internet është në dispozicion vetëm përmes Facebook-ut. Kordallov vlerëson se kjo është shqetësuese.

Ne po flasim për vitin 2020, do të thotë 20 vjet të shekullit 21 dhe një kohë kur kemi pothuajse 85 për qind të qytetarëve, që përdorin internetin në baza ditore. Kjo do të thotë se mungesa e një faqeje interneti dhe pasiviteti përmes platformave digjitale, është një dështim në përmbushjen e premtimit, dhe ndjekja e zakoneve të qytetarëve -u shpreh Bojan Kordalov, komunikolog.

96 institucione qendrore dhe lokale kanë faqe interneti. 16 ministri kanë Facebook, 6 Twitter dhe 5 Instagram. 60 komuna janë në Facebook, 17 në Instagram dhe vetëm 4 në Twitter. Të tre rrjetet sociale përdoren vetëm nga Ministritë e Punëve të Jashtme, Financave dhe Shëndetësisë, si dhe Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Karposhit.

 

Marketing