Politikologu grek Hristidhis: Gruevski i mashtroi njerëzit që i besonin

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka mashtruar njerëzit që kanë besuar në politikën e tij, thotë profesori për politikë krahasuese ballkanike, në Universitetin Maqedonia në Selanik, Jorgos Hristidhis, për televizionin “Klan Maqedoni”.

Marketing

“Gruevski i mashtroi njerëzit që i kanë besuar dhe u ka borxh sqarim të madh. Mendoj se është pikëlluese për të, për njeriun që ishte lider i vendit, të zgjedh të ikë nga përgjegjësia e tij. Ish-kryeministri është njeriu i parë i cili duhet t’i respektojë ligjet e vendit dhe jo të ikë dhe të bëhet subjekt i talljes. Gruevski u bë subjekt i talljes”, thekson Hristidhis.

Politikologu konsideron se Gruevski edhe më tej do të ndikojë në ratifikimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, por thotë se megjithatë më lehtë do të zbatohet.

Sipas Hristidhis, Bashkimi Evropian kthehet në Ballkan pasi që Ballkani Perëndimor ishte kohë të gjatë i lënë vetëm, duke kuptuar se në rajon qeverisin liderin autoritar, që çon drejt kërcënimeve të vërteta për sigurinë e rajonit.

Marketing