Polonia e ka ratifikuar Protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati i Republikës së Polonisë, në seancë plenare në Varshavë, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e ka votuar pajtueshmërinë për Ligjin për ratifikimin e protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO

Marketing

Ashtu siç kumtuan nga MPJ, me votimin në Senat, Polonia edhe formalisht e ka mbaruar procesin e ratifikimit të protokollit hyrës dhe është vendi i 11 me radhë që e ratifikon protokollin.

“Jemi falënderues ndaj Polonisë, këtë vit shënon 20-vjetorin e hyrjes në Aleancë dhe 15 vjetorin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Polonia vazhdimisht i përkrahë përpjekjet tona për realizimin e qëllimeve strategjike për integrim në BE dhe NATO. Jemi thellë të bindur se mbështetja te tillë dhe partneriteti do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, deklaroi Dimitrov.

Pas mbledhjes, Dimitrov u prit në takim nga ana e Mareshalit të Senatit të Republikës së Polonisë, Stanisllav Karçevski, ku, ceket, u konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u bisedua për mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit parlamentar.

Marketing