Pompeo: Marrëveshja e Prespës,hap drejt stabilitetit në rajon

Marrëveshja e Prespës është një hap drejt stabilitetit në rajon, ka thënë Sekretari Shtetëror Amerikan, Majk Pompeo, gjatë fjalimit të tij në qendrën kulturore “Stavros Niarhos” në Greqi.

Ai ka folur edhe për sfidat me të cilat përballet Greqia, duke përmendur këtu çështjen e emigrantëve, ndikim rusë, Kinën, ndërsa shkurt e ka përmendur edhe Marrëveshjen e Prespës.

“Ajo që është e mirë është fakti se ne e shohim se si Greqia përballet me këto sfida, duke treguar rrugën drejtë, këtë e siguruat me Marrëveshjen e Prespës që është hap drejt stabilizimit të Ballkanit, sanksionet për Rusinë për invazionin në Krime, e refuzuat tankun iranian me naftë”, tha Pompeo.

Ai ka shtuar se Greqia ka filluar ta shoh botën sikurse e sheh SHBA, andaj edhe po zgjerohet partneriteti mes vendeve.

evn