Pompeo: SHBA-ja dhe Britania mbesin aleate pavarësisht Brexitit

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, premtoi raporte të ngushta me Britaninë, nëse vendos për dalje të plotë nga Bashkimi Evropian.

Marketing

Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania punojnë “tepër ngushtë së bashku në të gjitha frontet e marrëdhënieve tona”, përfshirë tregtinë.

“Nëse ka një Brexit të vështirë, mbetem shumë i bindur se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të veçantë”, tha Pompeo në një intervistë radiofonike për Hugh Hewitt.

Komentet bëhen në kohën kur kryeministrja britanike, Theresa May, e ka të vështirë kalimin në parlament të marrëveshjes për Brexit, pasi atë nuk po e mbështesin shumica e deputetëve.

Marketing