Pompeo: SHBA-të janë aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut

Sekretari shtetëror i SHBA-ve Majk Pompeo ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për ditën e pavarsisë së shtetit. Pompeo thekson se SHBA-të janë aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në RMV ishin të qeta dhe të suksesshme në rrethana të jashtëzakonshme dhe ne i lëvdojmë përpjekjet tuaja për idealet demokratike, transparencën dhe sundimin e përforcuar të së drejtës. Arritjet tuaja do të ndihmojnë në formimin e drejtimit të ardhshëm në rajonin e Ballkanit perëndimor. Derisa festoni, të gjithë njerëzve në Maqedoninë e Veriut u uroj siguri dhe shëndet, së bashku t’i tejkalojmë sfidat e pandemisë me Covid-19. SHBA-të janë aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut”, Majk Pompeo, Sekretar shtetëror i SHBA-ve.

Marketing