Poposki pas takimit në APKE – Në interes të vendit tonë është të dalim nga post-monitorimi i KE-së

Deputeti Nikolla Poposki, i cili mori pjesë në takimin pas dyerve të mbyllura të Komisionit për ndjekjen e obligimeve të vendeve anëtare të APKE-së, i cili debatoi për raportin për Maqedoninë e Veriut, konsideron se për vendin tonë është e dobishme të dalim nga faza e post-monitorimit.

Marketing

“Si vend kemi interes sa më shpejtë që është e mundur të dalim nga faza e post-monitorimit, sepse në një farë mënyre kjo do të thotë edhe përafrim ndaj anëtarësimit në BE. Njëra me tjetrën është e lidhur. Por ky vendim do të jetë politik dhe do të varet nga vlerësimet të cilat do të sillen edhe për disa vende anëtare. Kështu, vështirë është të presim se ne do të dalim nga faza e post-monitorimit, në kushte kur disa nga vendet anëtare i plotësojnë më pak kushtet e përcaktuara të vendosura nga Këshilli i Evropës në pikëpamje të standardeve dhe të drejtave demokratike dhe të njeriut”, ka thënë Poposki, i cili është deputet i VMRO-DPMNE-së.

Sa i përket përmbajtjes së vetë raportit dhe debatit, siç vetë ai theksoi që opozita sillet në mënyrë konstruktive që është vërejtur edhe nga raportuesit.

“Një prej gjetjeve kryesore, i cili ka mundur të konstatohet gjatë diskutimit është se disa nga vërejtjet nga e kaluara tërhiqen dhe se po përsëriten, por se kemi mirëkuptim të përbashkët për atë se cila do zgjidhje nuk shkon përmes rrugës momentale të shënimit të ligjeve, e cila po përsëritet në mënyrë konstante”, ka thënë ai.

Që të ngritet dialogu post-monitoring i një vendi është e nevojshme për këtë të sillet vendim nga ana e APKE-së në sesion plenar. Nga Këshilli i Evropës theksohet se post-monitorimi nuk është me qëllim të dënohen vendet, por t’iu ndihmohet që të shqyrtojnë ku mund të përmirësohen, veçanërisht në sferat të cilat janë në kompetencë direkte të organizatës panevropiane – të drejtat e njeriut, demokracisë dhe shtetit juridik.

Marketing