Këshilltarja e Bashkisë së Shkupit nga radhët e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Irena Popova tha se Shilegovi e mbush administratën publike përderisa nuk ka projekte, ndërsa investimet kapitale janë më të ulëtat prej 16%. Sipas Popovës jashtë rekomandimev? evropiane dhe sistemit të meritokracisë Shilegovi shpall konkurs për 44 administratorë përmes agjencisë për punësime të përkohshme.

“Petre Shilegov nuk ishte i aftë të spërkasë mushkonjat, nuk din të rregullojë problemin e qenve endacak, dhe për më shumë se 10 muaj nuk ka asnjë projekt. Madje nuk ka asgjë nga ajo që e premtoi dhe për këtë shkak ndan më shumë se 70.000 euro për punësime të 44 administratorëve tek administrata e qytetit, edhe pse ankohej se administrata e qytetit është e stërmbushur. Shilegovi sikurse LSDM-ja shpall tender për angazhimin e punëtorëve përmes agjencisë për punësime të përkohshme, që më pastaj të njëjtit pas disa muajve të punësohen dhe të marrin marrëveshje për kohë të pacaktuar. Kështu të punësuarit ju ikin kushteve ligjore që duhet t’i plotësojnë nëse punësimi i tyre do të shkonte sipas mënyrës së rregullt, ata e anashkalojnë pëlqimin nga Ministria e Financave që duhet të jepet në secilin nivel të hapjes së vendit të lirë të punës dhe testet për administratë”, shtoi Popova.

Sipas saj, me mbushjen e administratës publike nuk shkohet në Bashkimin Evropian.
“Shilegovi nga opozita akuzonte për administratës publike të stërmbushur, tash nga pozita e qeverisjes së administratës publike e shikon si vend për punësim për familjarët e tij, miqtë dhe aktivistë partiak. Shilegovi dhe LSDM-ja 10 muaj nuk bën asgjë për këto 120 muaj për qytetin e Shkupit. Shilegovi është Kryetar më i paaftë në historinë e qytetit, i cili nuk ka asnjë vepër pas tij. Petre ik sa më shpejt derisa nuk është shumë vonë për qytetin e Shkupit”, tha Popova.