Popoviq: Rusia është e gatshme të angazhohet në dialog

Nëse vjen deri tek dialogu i ri sapo Prishtina të tërheq vendimet e diskutueshme për formimin e ushtrisë dhe rritjen e tarifës, Rusia është gati për ftesën zyrtare nga Serbia për t`iu bashkuar dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës, tha ministri i Inovacionit të Serbisë, Nenad Popoviq

Marketing

“Në atmosferën e presionit të imponuar nga vendet perëndimore, të kushtëzuar me anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian duke hequr dorë nga Kosova, mbështetja e Rusisë për respektimin e Kushtetutës sonë do të thotë të forcojmë më tej pozicionin tonë. Jam i bindur se nëse forcat e tjera si Shtetet e Bashkuara hyjnë në dialog, Serbia do të ftojë Rusinë për t’u bashkuar, “tha ai në një intervistë për gazetën beogradase “Blic”.