Porosia e Feta Halimit me rastin e 27 Prillit: Më mungon në burg ajri i Orizares sime

I dënuari me burg Feta Alimi i cili shpëtoi Ziadin Selën mbrëmjen e 27 Prillit ka shkruar në Facebook një shkrim mjaft emocionues për mungesën që ka për vendin ku ka jetuar para se të hyjë në burg.

Marketing

Shkrimi i tij i plotë:

“ORIZARJA IME”
Nga hekurat e qelive te mikura shiqoj malet e Lubetenit. E die se nga aty duket vendlindja ime e cila me jep shpres e force ti mbijetoj keti persekutimi! Me mungon ajri i Orizares sime e cila me mbush mushkerit me ajr te paster e frymoj lirshem. E die se edhe une i mungoj Orizares time por me e rendesishmja nuk te korita Orizarja ime. Shpresoj se nje dit do te kthehem ne gjirin tend i buzeqeshur e ballelart. Ju rinia e Orizares sime ju faleminderoj nga thellsia e shpirtit qe i dhat mbeshtetje djemve te mi e mu ketu ne qeli. Ndjehem krenar nga bashkfshataret e mi ju pershendes gjithve nji nga nji. Ju pershendes gjith ju Shqiptar qe me permbajtet ne ket padrejtesi, prej Orizares e deri ne Livadhi te Struges . Nga Kumanova, Vlora, Prizreni, Ulqini, Presheva e gjithe shqiptarin,gjithe ata MERGIMTAR e KURBETÇARE .

Porosin per opinion e percjellin djemt e Fetait, Hamid dhe Burim ALIMI.
#FA
Burgu i Shutkës
Shkup
20:00
27.04.2019