Porti i Durrësit nga nesër në shërbim edhe të Kosovës

Nesër në mesditë mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.

Marketing

Përveç kësaj, drejtues të Qeverisë së Shqipërisë, sidomos në dekadën e fundit i premtuan Kosovës vazhdimisht portin e Shëngjinit për bizneset dhe kjo nuk u bë asnjëherë.

Ka pasur komente të ndryshme se në këtë portin e Shëngjinit ka probleme pronësore ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve të ndryshëm.

Edhe më vonë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar që ky port të administrohet nga Kosova, por përveç deklaratave, asnjë marrëveshje zyrtare nuk ekziston.

Ndryshe, nesër prej orës 13:00 në këtë ceremoni marrin pjesë Fatmir Limaj zëvendëskryeministër, njëherësh koordinator kombëtar i dy qeverive, Bedri Hamza, ministër i Financave dhe Bahri Berisha, drejtor i Doganës së Kosovës.

Hapja e kësaj zyre në Durrës do të lehtësojë tregtimin, lëvizjen e mallrave dhe udhëtareve. Kjo njëherësh pritet të reduktojë koston e bizneseve si dhe të ndihmojë në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.

Marketing