Jose Agositnho Becker, babai i portierit të Liverpoolit, Alisson ka ndërruar jetë në moshë 57-vjeçare mbrëmë në jug të Brazilit.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediat në Brazil, Jose është gjetur i vdekur një një liqen pranë shtëpisë së tij.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, nga klubi i Sao Paulo konfirmohet edhe vdekja e tij.

“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulo merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Beckers, babait të portierëve, Alisson dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit brazilian.

Siç raportohet, Becker ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqen.