Portieri shqiptar, Arijanet Muriqi, i klubit anglez, sot ka aplikuar për pasaportën e Republikës së Kosovës.

19-vjeçari pritet t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës, e cila po kalon një formë të shkëlqyer, dhe me ardhjen e talentit në skuadër, do të sigurohej edhe më shumë porta e “Dardanëve”, transmeton Gazeta Express.

Muriqi ka lindur në Zvicër, mirëpo prejardhjen e ka nga Rozhaja e Malit të Zi.
Procedura e aplikim është bërë gjatë ditës së sotme në Zurich të Zvicrës.