Potami: Mbetemi fuqimisht në vendimin se problemi me IRJM-në duhet të zgjidhet

Lëvizja Potami në mbledhjen e djeshme të këshillit politik vendosi që të mbetet në pozicionin, por paralelisht nuk e ndërron vendimin e marrë në Kongres se problemi me emrin duhet të zgjidhet, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

Marketing

“Potami në çdo mënyrë si opozitë do të jetë kundër shumicës qeveritare. Shtyrja e votëbesimit ishte me shfrytëzimin e të gjitha metodave të vjetra partiake të ryshfetit dhe kjo është goditje e demokracisë. Në të njëjtën kohë lëvizja jonë mbetet fuqishëm në vendimin e Kongresit se problemi me IRJM-në duhet të zgjidhet dhe Greqia duhet të jetë protagoniste në hapjen e rrugës evropiane për vendin fqinj”, janë konkluzionet kryesore nga mbledhja e mbrëmshme e këshillit politik, në të cilin mirën pjesë lideri Stavros Theorodhakis, deputetët dhe eurodeputetit nga Potami. ..

Marketing