Pozita dhe opozita vazhdojnë bisedimet për ligjin për Prokurorinë Publike

Grupet e punës të pozitës dhe opozitës sot do të vazhdojnë bisedimet për ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të duhet që të zgjidhet statuti i ardhshëm i PSP-së, konfirmuan për MEDIAL-n nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing

Në takimin e fundit të mbajtur të hënën në Qeveri u arrit përafrimi i qëndrimeve për dy çështje – për rritjen e buxhetit të prokurorisë dhe gjetjen e modusit për rritjen e përgjegjësisë së të punësuarve dhe prokurorëve.

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski pas takimit që u mbajt në Qeveri deklaroi se me opozitën janë hapur temat për financimin e Prokurorisë si dhe tema për përgjegjësinë e prokurorëve.

“Këtu kemi përfarim të qëndrimeve në pjesën e rritjes së Buxhetit që do ta kishte Prokuroria në RMV. Pra, ta rrisim Buxhetin e Prokurorisë, si të përfitohet pavarësi më e madhe si organ. Biseduam edhe për gjetjen e modusit edhe për përgjegjësi më të madhe të të punësuarve dhe të vetë prokurorëve. Në këtë moment kemi përafrim të qëndrimeve, mendoj se këtu mund të gjejmë zgjidhje të përbashkët në Ligjin”, ka thënë Ristovski.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka shprehur kënaqësinë që siç tha, “takimi ka qenë konstruktiv dhe janë dakorduar rreth financimit të Prokurorisë dhe përgjegjësisë më të madhe të prokurorëve”.

“Për dy çështjet që sot janë hapur është arritur përafrim i qëndrimeve. E para është mënyra e financimit dhe rritjes së pavarësisë buxhetore në Prokurorisë publike shtetërore ku shohim se lartë-poshtë ka disa ngjashmëri konceptesh dhe përafrim të qëndrimeve dhe e dyta është rritja e përgjegjësisë së vetë Prokurorëve si strukturë”, ka thënë Milloshoski.

Kryeministri Zoran Zaev në deklarata për mediat këto ditë ka shprehur shpresë se do të gjendet zgjidhje, se pushteti veçmë ka pranuar më shumë propozime të opozitës dhe se e rishikon ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE. Zaev e ka hedhur poshtë mundësinë e kushtëzimit të mbështetjes së opozitës mbi ligjin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Për Propozim- ligjin për Prokurori publike të cilin e ka propozuar Qeveria, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar seancë më 27 gusht.

Për Propozim- ligjin për të cilin nevojitet dy të tretat e shumicës është me flamur evropian dhe do të sillet në procedurë të shkurtuar.

Eurokomisari Johanes Han në vizitën e fundit në Shkup tha se miratimi i ligjit për prokurorinë publike është kusht për datë në tetor.

Marketing