Pr/ligji për kreditë e shpejta, deputetët kërkojnë të përfshihen të gjitha llojet e kredive

Kuvendi konstatoi nevojën për të miratuar ligjin, i cili do të zvogëlojë shpenzimet e larta për kreditë e shpejta….
Ndryshimet e propozuara morën dritën jeshile nga të gjithë deputetët në Kuvend, por u sugjerua që ligji të përfshijë të gjitha llojet e kredive.

Marketing

“Mbështetja ime për këto ndryshime dua të jetë mbështetje jo vetëm për kreditë konsumatore që i shfrytëzojnë qytetarët, por për të gjitha llojet tjera të kredive, përfshirë kreditë banesore, kreditë biznesore e kështu me radhë. Ky ligj paraqet bazë për fillimin e zgjidhjes së kësaj çështje, e cila është e rregulluar thuajse në të gjitha vendet e BE-së”,- u shpreh deputeti i GROM-it, Panço Minov.

“Mendoj që në këtë drejtim Komisioni për financa dhe buxhet duhet të organizojë një diskutim të hapur ku do të përfshihen të gjitha temat që ju përmendët. Pasi në këtë rast kemi situatë ku diskrepanca mes mjeteve të plasuara dhe mjeteve të marra nga bankat në formën e kamatave është e madhe”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski.

Me ndryshimet e reja, norma e shpenzimeve të përgjithshme të kredive në nivel vjetor kufizohet deri në 55%. Për shembull: nëse deri tani për një kredi prej 12 mijë denarëve për dy deri në tre muaj, qytetarët është dashur të rikthejnë deri në 36 mijë denarë, tani ata për të njëjtën shumë do të duhet të kthejnë maksimum 18 mijë denarë.

Këtu gjithashtu janë përfshirë edhe kreditë nën 200 euro, të cilat deri më tani nuk kanë qenë të përfshira me ligj. Ndryshimet e reja vijnë pas përhapjes së madh të kompanive që ofrojnë kredi pa kamatë. Edhe pse ato reklamohen si kredi pa kamatë, në fakt shpenzimet në marrjen e tyre paraqesin kamatë të fshehur.

Marketing