Prandelli: Kam humbur disa miq. Është një gjë dramatike

Cesare Prandelli, ish-trajneri i Italisë, ka folur në lidhje me situatën në Orzinuovi, vendi i tij i lindjes i zhytur në zonën e kuqe.

Marketing

“Në këtë moment duhet të pranosh realitetin. Kam humbur disa miq. Është një gjë dramatike veçanërisht për familjarët që nuk kanë pasur as mundësinë që të qëndrojnë afër të dashurve të tyre”, ka thënë Prandelli për Lady Radio.

“Duhet qëndruar në shtëpi, vetëm kështu mund të ndihmojmë personat. Në një qytezë të vogël si Orzinuovi ka mjaftuar një lojë me birila për të përhapur virusin”.

“Kam prindër në karantinë, janë pozitivë, por janë në shtëpi. Sakrificat po i bjënë ata që janë në spital, mjekët dhe infermierët. Mund të kishim reaguar një javë më herët. Futbolli? Jam një sportiv, por mendoj për ata që vuajnë dhe ata që janë të infektuar”.

“Të gjithë duhet të ndalemi dhe të bëjmë një hap mbrapa. Duhet të marrim një dimension njerëzor”.