‘Pranvera e dinjitetit’, Sellca përkujton luftën e UÇK-së në vitin 2001

14 marsi shënon fillimin e luftimeve në Malësinë e Sharrit në vitin 2001.

Marketing

Manifestimi “Pranvera e dinjitetit” do të mbledhë si zakonisht në kalanë e Sellcës në Tetovë, pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë në luftën e 2001, familjarët e dëshmorëve dhe të lënduarit e lirisë dhe të gjithë ata që me nderim përkujtojnë datat e tilla të lavdishme të shqiptarëve të Maqedonisë. Organizatorët thonë se synim kryesor i manifestimeve të tilla është pikërisht rikujtimi dhe përcjellja për gjeneratat e reja, të qëllimeve dhe të arriturave të luftës së UÇK-së për më shumë të drejta.

“Vetëm nëse krahasojmë faktin me të dhënat para vitit 2001, absolutisht statusi i shqiptarëve ka ndryshuar rrënjësisht dhe janë bërë të arritura të mëdha, sidomos në aspektin e të drejtës tonë të shkollimit, të gjuhës, ndryshime janë bërë në aspekt të dhënies e më shumë kompetencave të pushteteve lokale nëpërmjet decentralizimit, integrimin e rinisë tonë nëpër institucione shtetërore, polici, ushtri etj”,- deklaroi organizatori i manifestimit “Pranvera e Dinjitetit”, Hysen Xhemaili.

Manifestimi tradicional “Pranvera e dinjitetit” organizohet nga SHVL-UÇK, për të nderuar të gjithë dëshmorët e rënë nën emblemën e UÇK-së, të plagosurit e lirisë dhe veprimtarë të njohur në kauzën kombëtare.

Marketing