Pranvera ka lezet, Afërdita një lule në mes të natyrës(Foto)

Nuk po qëndron kot në ballinat e mediave rozë, shkruan “Kosovarja”.

Me pamjen e saj të një adoleshentjeje, Afërdita po na befason çdo ditë e më tepër.

Se ku qëndron sekreti i kësaj bukurie nuk na ka treguar, me gjasë pozitiviteti dhe thjeshtësia e saj po e bën të vetën.

Dashurinë dhe simpatinë e njerëzve e ka fituar me karrierën e gjatë në skenën muzikore, duke i ofruar publikut hite të jashtëzakonshme.

Zëri i saj unik përveç në këngë të realizuara, dëgjohet kërkohet shumë në ahengje të ndryshme famijare, e mbrëmje muzikore.

Por, kohëve të fundit përveç muzikës këngëtarja i ka dhënë vetës disa ditë për tu relaksuar, duke shetitur në vende të ndryshme, bashkë me familjen.

Këtë herë shfaqet mjaftë elegantë në natyrë. Me mbishkrimin “pranvera ka lezet”, Aferdita duket si një lule në gjithë atë bukuri natyrore.