Prefekti i Lubjanës për vizitë në Shkup

Kryeministri, Zoran Zaev dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot u takuan me prefektin e Lubjanës, Zoran Jankoviq, i cili prej dje gjendet për vizitë në Shkup.

Marketing

“Në takim është shprehur mbështetje për Maqedoninë në aspiratat e saj për integrime euroatlantike, si garanci më e mirë për paqen dhe prosperitetin ekonomik të vendit dhe rajonit”, kumtoi shërbimi qeveritar për media.

Në takim, qëndron në kumtesë, Jankoviq kryeministrin Zaev e ka uruar për marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar dhe partneritetit strategjik, duke i dëshiruar referendum të suksesshëm në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe prosperitetit të tyre, duke i potencuar si përfitime nga anëtarësimi në Bashkimi Evropian dhe NATO.

Jankoviq, i cili e ka mandatin e tretë si prefekt ka shprehur gatishmëri dhe mbështetjen për këmbimin e përvojave pozitive në nismat dhe projektet për zhvillim të infrastrukturës, si dhe avancimin e bashkëpunimit në këmbimin tregtar, turizëm dhe prezantimin e vlerave kulturore.

“Kryeministri Zaev, e theksoi kënaqësinë nga miqësia shumëvjeçare e cila Maqedoninë dhe Slloveninë i lidh, duke përsëritur se koncepti një shoqëri për të gjithë dhe bashkëpunim rajonal me të gjitha vendet fqinje është mundësia e vetme për atdheun tonë dhe paraqet garanci për reforma të suksesshme ekonomike dhe zhvillim në interes të të gjithë qytetarëve”, kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë.

Siç informuan nga Kabineti i kryetarit të qytetit të Shkupit, Shilegov dhe Jankoviq kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm të dy qyteteve të cilat janë vëllazëruar në vitin 2007. Thellimi i bashkëpunimit ka të bëjë para se gjithash me sferat në zhvillimin urban të qyteteve, menaxhimin me mbeturinat, shfrytëzimin e fondeve të BE-së, bashkëpunimin në shumë projekte evropiane, si dhe në bashkëpunimin e këshillave të dy qyteteve.

Shilegov e ka njoftuar Janikoviqin për projektet më të mëdha të kapitalit të cilat qyteti i Shkupit planifikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme, siç janë ndërtimi i tunelit nëntokësor nën Kalanë dhe modernizimi i parkut të automjeteve të transportit publik në Shkup me automjete ekologjike.

Shilegov dhe Jankoviq realizuan shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër një prej vendeve më interesante në Qytetin e Shkupit.

Marketing