Prej 3 deri në 10 vjet dënim me burg për djegjen e gomave në ambient të hapur

Qytetari i Gostivarit i cili ka djegur rreth tridhjetë goma dhe shkaktoi panik nga tymi që është ngritur në afërsi të njërës prej hyrjeve në Gostivar, do të përballet me kallëzim për vepër penale “ndotje të mjedisit jetësor”. Përveç nga policia ky veprues i pakujdesshëm mund të marrë edhe kallëzim nga inspektori komunal për ekologji. Për këtë vepër penale, është paraparë dënim me para ose me burg prej tre deri në 10 vjet, varësisht nga rrethanat dhe pasojat përfundimtare.

Marketing

Pas inspektimit të kryer në vendin e ngjarjes, që më 1 mars paradite shpërtheu në dalje të Gostivarit, kur u dogjën rreth tridhjetë goma të vjetra të kamionëve dhe të autobusëve, SPB Tetobë intensivisht punon në zbardhjen e të gjitha detajeve lidhur me rastin.

“Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër autorit do të vijojë kallëzim adekuat për veprën e bërë penale ‘ndotje të mjedisit jetësor dhe natyrës’ (neni 218 nga Kodi penal)”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Shfaqja me ndezjen e zjarreve në ambient të hapur për rajonin e Pollogur, veçanërisht me fillimin e punëve bujqësore është e shpeshtë. Në disa raste këto zjarre shkaktojnë edhe zjarre me dëme më të mëdha, Zjarret i ndezin fermerët të cilët në këtë mënyrë përballen me shkurret dhe vegjetacionin e thatë nëpër fusha. Pikërisht në këtë periudhë mund të vërehen shtylla nga tymi nëpër tërë territorin e Pollogut dhe rajonit përreth malore.

Nga policia përmes serisë së aktiviteteve në Sektorin për parandalim tentojnë të tregojnë në rrezikun nga sjellja e tillë e individëve. SPB Tetovë disa herë në vit organizon takime me grupet adekuate të qytetarëve. Në këto takime veçanërisht u tregohet në nevojën nga kujdesi maksimal, kur bëhet fjalë për ndezjen e zjarrit, kur bëhet fjalë për ndezjen e zjarrit në ambient të hapur, por edhe në implikimet ligjore të parapara në Kodin penal dhe Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Rasti i fundit me ndezjen e gomave të automobilave i ka shqetësuar banorët e Gostivarit të cilët përmes rrjeteve sociale kanë reaguar në tymin e dendur të zi, më së shumti për shkak të rrezikut për shëndetin. Djegia e gomave të automobilave është e ndaluar më së shumti për shkak të materialit kancerogjen djegës.