Prej nesër mot më i freskët me reshje të shiut

Për shkak të lëshimit të masës së ftohtë të ajrit nesër do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore që do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave, kumtoi DPHM.

Marketing

Pasdite, në pjesët perëndimore do të ketë kushte për shi të lehtë, ndërsa në malet më të larta do të bie borë.

Të mërkurën në mëngjes do të jetë ftohtë, në disa vende me temperatura negative të mëngjesit, por gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell dhe më i ngrohtë. Reshje lokale do të ketë edhe të enjten dhe të premten.