Prej nesër reshje të borës në Maqedoni, do të ulen edhe temperaturat

Nën ndikimin e valës së ftohtë dhe lagështisë, nesër paradite si dhe gjatë mbrëmjes, gjithashtu edhe të enjten do të ketë reshje të borës, të cilat më të dendura do të jenë në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit.

Marketing

Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, në gjithë territorin e vendit pritet të formohet shtresë e borës, ku në pjesën perëndimore dhe jugore do të ketë rreth 10 centimetra borë, ndërsa në pjesët malore deri 20 centimetra.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe i ftohtë me temperatura të ulëta dhe reshje të shiut dhe borës.

Marketing