Prej nesër roaming falas në 6 shtete!

Zyrtarisht, nga 1 korriku, do të lehtësohet komunikimi mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes platformës roaming si në shtëpi. Pra, qytetarët do të mund të flasin e dërgojnë mesazhe përmes celularëve të tyre, me të njëjtin çmim si në RMV. Por, kujdes gjatë përdorimit të internetit. Kur të jeni jashtë vendit, mund të shfrytëzoni vetëm një pjesë të tarifës mujore pa paguar shërbimin raoming.

Marketing

Ju kujtojmë se operatori juaj e di fare mirë se sa është harxhimi juaj mesatar javor në internet, pra pret që ju të harxhoni të njëjtat gigabajt edhe kur të dilni jashtë vendit. Nëse harxhoni pa kujdes, më shumë se mesatarja javore, mos u çudisni nga faturat e larta. Prandaj më e sigurt është të përdorni shërbimin Uairles e internetin hapeni vetëm në nevoja të patjetërsueshme.

Nga AKE thonë se sipas Rregullores, kur përdoruesi shfrytëzon në tërësi internetin e tij mobil për periudhën e caktuar, operatori duhet të dërgojë një kërkesë deri tek AKE të ndalojë shërbimin, duke shmangur kështu faturat e papritura prej 200 deri 300 euro. Qytetarët do të jetë në gjendje të shpenzojnë internetin qe kanë pasuar, në përpjesëtim me Rregulloren për Politikat e Përdorimit të Drejtë.

Por, operatorët ende po diskutojnë rregulloren dhe vetëm më 1 korrik në ueb faqet e tyre do të publikojnë të gjitha listat e çmimeve dhe tarifat për përdorimin e shërbimeve celulare në këto 6 shtete, në mënyrë që qytetarët të mos mendojnë se të gjitha shërbimet në roaming janë falas.

Marketing