Prej nesër temperaturat e mëngjesit nën zero

Temperatura nën zero për nesër në mëngjes paralajmërojnë meteorologët në vendet më të larta dhe nëpër disa fushëgropa.
Sipas parashikimit nesër temperatura nën zero do të zbresë në Berovë në minus katër, Mavrovë minus tre, Kriva Pallankë minus dy dhe Manastir minus një. Në pjesët e tjera do të jenë mbi zero, ndërsa temperatura maksimale e ditës do të arrijë gjashtë gradë në Gjevgjeli.

Marketing

Të premten temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus tre deri në shtatë gradë, ndërsa nga e shtuna pritet që vranësirat të rriten dhe temperaturat e mëngjesit kudo të jenë pozitive. Janë të mundura edhe reshje të përkohshme lokale të shiut.

Deri të premten moti do të jetë stabil. Gjatë ditës moti do të jetë kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave të ditës. Edhe nesër do të fryjë erë mesatare, ndërsa lokalisht e përforcuar verilindore.
Temperatura e ditës do të lëvizë midis 17 dhe 26 gradë.