Prej nesër,regjim i përkohshëm i komunikacionit në “Rrugën e Plastikave”

Qyteti i Shkupit njofton se për shkak të rikonstruimit të “Rrugës së Plastikave”, më saktë zbatimit të kanalizimit atmosferik, zgjerimin e shtegut për këmbësorë dhe rinovimit të rrjetit të ujësjellësit, në një pjesë të rrugës do të vihet regjim i përkohshëm i komunikacionit.

Marketing

Ndryshimi i regjimit të komunikacionit, siç kumtojnë nga pres shërbimi i Qytetit të Shkupit, do të fillojë të vlejë prej nesër, kur do të fillojë asfaltimi i sipërfaqes veriore në trotuare në shtrirjen nga rrethrrotullimi Bitpazar e deri tek udhëkryqi i parë me semaforë me rr. “Brigada maqedonaso-kosovare”. Që atje informojnë se më pas do të vazhdojë asfaltimi i sipërfaqeve nëpër gjatësinë e rrugës në pjesën nga zgjerimi, si dhe gërvishtja e aksit ekzistues në gjerësi prej katër metrash.

Regjimi i përkohshëm i komunikacionit do të vihet në korsinë e djathtë të komunikacionit në drejtim të kazermës Ilinden, komunikacioni do të zhvillohet në të dyja drejtimet në pjesën e ngelur të rrugës për çka do të vihet edhe sinjalizim përkatës. Pas përfundimit të punimeve të theksuara ndërtimore do të punohet edhe në asfaltimin e anës jugore të rrugës me orar të njëjtë të aktiviteteve.

Qyteti i Shkupit u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të jenë të kujdesshëm dhe ta aftësojnë shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve në rrugë.