Prej shtatorit arsim profesional dual në Maqedoni

Në shembullin e modelit gjerman, prej shtatorit të këtij viti edhe në Maqedoni do të fillojë të zbatohet arsimi profesional dual, që nënkupton bashkëpunim më të mirë midis shkollave dhe sektorit të biznesit, respektivisht më shumë praktikë për nxënësit edhe atë drejtpërdrejt në vendin e punës nën kujdestarinë e të punësuarve të kompanive.

Marketing

Përgatitjet për implementimin e kësaj reforme arsimore, e cila prej shtatorit fillimisht do të pilohet në dy rajone në vend, ishte tema kryesore e takimit të sotëm midis ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe Delegacionit të Ekonomisë gjermane në Maqedoni, i udhëhequr nga drejtori Patrik Martens.

“Ky projekt është bazë e mirë për pasqyrimin e modeli gjerman të arsimit dual edhe në Maqedoni, edhe atë si zgjidhje sistemore për edukimin e të rinjve me këtë lloj të arsimit, ku shkollat e mesme profesionale dhe sektori i biznesit kanë drejtpërdrejtë bashkëpunim të ndërsjellë”, theksoi ministri Ademi. Ai ka ka shrehur falemnderim për ekspertizën gjermane në drejtim të krijimit të sistemit arsimor cilësor, posaçërisht të modernizimit në pjesën e arsimit profesional, përmes të cilit nxënësit do të jenë të përgatitur për punë në kompani konkrete, nërsa e vlerësuar këtë praktikë si shembull tipik pozitiv të partneritetit publiko-privat.

Në qershor u nënshkruan vendimet e para për aplikimin e arsimit profesional dual me programe mësimore të miratuara paraprakisht me të cilat, nga njëra anë sigurohet kuadro profesionalë për nevojat e kompanive dhe, nga ana tjetër, nxënësve u mundësohet arritja e kompetencave të nevojshme për punësim pikërisht në ato kompani.

Oda Ekonomike Gjermane është partnerja kryesore në vendosjen e arsimit profesional dual, që fillimisht do të aplikohet në Shkollën e Mesme “Shën. Naum Ohridski” të Ohrit – nxënësit e së cilës do të bëjnë praktikën në kompanitë: Kostal, Shkritore dhe ODV – Elektrik, si dhe në Shkollën e Mesme “Kiro Spanxhov – Bërko” të Kavadarit – nxënësit e së cilës do të bëjnë praktikën në kompaninë Drekselmajer. Në të dyja shkollat do të ketë plan mësimor pilot për profilin arsimor “Teknik i mekatronikës industriale” nga dega e elektroteknikës.

Përndryshe, një lloj arsimi profesional dual tek neve zbatohet në SHMQSH “Mihajlo Pupun” në Shkup, e cila në bashkëpunim me EVN-në, kanë filluar realizimin e pilot projektit 20-20-20 prej vitit shkollor 2017/2018.