Prej sot fillon vjeshta

Vjeshta në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës fillon sot në orën 03:54 minuta. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera.

Marketing

Në ditën e parë të vjeshtës, dita do të zgjasë 12 orë e 12 minuta. Dielli në Shkup do të linë në orën 6 e 20 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18 e 32 minuta.

Për sot meteorologët paralajmërojnë mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira mesatare dhe erë të dobët nga drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale prej 7 deri në 16 gradë, ndërsa temperatura më e lartë do të jetë në interval prej 27 deri në 33 gradë Celsius.
Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor kur zyrtarisht fillon dimri.