Prej sot fluturime të lira me nga Shkupi, ja në cilët drejtime evropiane

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nga sot fillojnë fluturime të tjera të lira për në qytetet e Gjermanisë, Bremen dhe Baden – Baden, të kompanisë “Wizzair”.

Marketing

Në ceremoninë e lëshimit të këtyre fluturimeve do të jenë të pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevki dhe Alper Ersoj, drejtori gjeneral i TAV Maqedoni, që ka me koncesion aeroportin e Shkupit.

Po ashtu fluturime të reja do të ketë edhe nga Aeroporti i Ohrit për në Malme dhe Milano, ndërsa nga qershori do të fillojnë fluturimet edhe për Memingem dhe Dortmund. Gjatë dy muajve të fundit nga aeroportet e vendit kanë udhëtuar mbi 305 mijë udhëtarë, ndërsa gjatë vitit të kaluar 2,1 milionë udhëtarë nga Aeroporti i Shkupit dhe 184 mijë nga Aeroporti i Ohrit