Prej sot mund të paraqitni presionin në vendin e punës

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës prej sot në ueb faqen e saj vendosi vegël për paraqitjen e presionit në vendin e punës.

Marketing

Nga Ministria informojnë se paraqitja do të jetë anonime, por se nëse personi i cili bën paraqitjen, dëshiron t’i ndajë të dhënat personale, atëherë ato do të mbrohen në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

MSHIA-ja është e obliguar që të gjitha paraqitjet e arritura t’ua dorëzojë organeve kompetente për veprim të më tejshëm.
Ministria ju bëri thirrje të gjithë të punësuarve në sektorin privat të paraqesin çfarë do presioni me të cilin janë përballur në vendin e punës në

http://mioaportal.mioa.gov.mk/?q=mk/eform/submit/prijava.
Në përputhje me Ligjin për mbrojtje nga shqetësimet në vendin e punës, i punësuari i cili konsideron se është i ekspozuar ndaj ndonjë shqetësimi në vendin e punës duhet me shkrim t’i drejtohet personit për të cilin vlerëson se është duke e shqetësuar dhe t’ia bëj me dije se sjellja e tij është e papërshtatshme dhe ta paralajmërojë se do të kërkojë mbrojtje ligjore nëse sjellja e tillë nuk ndërpritet.

Kërkesa për mbrojtje nga shqetësimet përcillet deri te personi përgjegjës tek punëdhënësi apo kërkesë mund të dorëzojë edhe përfaqësuesi i sindikatës, personi kompetent për punët për siguri dhe shëndet gjatë punës apo për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Marketing