Prej sot pa maska në ambient të hapur

Prej sot, qytetarët do të mund të lëvizin pa maska ​​në ambient të hapur, do të lejohen dasma, festime, festa në ambient të hapur/tarraca verore deri në 100 persona, ndërsa prania e audiencës do të lejohet të garave sportive në ambient të hapur deri në 30 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të vizitorëve. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se megjithëse epidemia po pakësohet, qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm.

Marketing

Por, orë policore do të ketë edhe dy javët e ardhshme. Shtabi Qendror i Krizës në mbledhjen e djeshme ka pranuar të gjitha rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) dhe të njëjtat i propozon për miratim në seancë e Qeverisë e cila do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Në mbledhjen e Shtabit të Krizës duke marrë parasysh uljen drastike të shifrave dhe të rasteve aktive, lejohet publiku edhe në ngjarjet sportive të cilat mbahen në ambiente të hapura deri në 30 për qind, nga kapaciteti i përgjithshëm i vizitorëve, me respektim të distancës mes vizitorëve nga 1.5 deri në 2 metra.

Marketing