Prej sot tërësisht mbyllet për komunikacion rruga në Bit Pazar

Prej sot me fillim nga ora 08:00 e mëngjesit dhe deri nesër në ora 08:00 të mëngjesit, për shkak të realizimit të fazës përfundimtare të rekonstruimit e mbyllur tërësisht për komunikacion do të jetë pjesa e bulevardit “Krste Misirkov” në drejtim të Qendrës – nga qarkorja e Bit Pazarit deri në udhëkryqin me bulevardin “Goce Dellçev”.

Marketing

Gjatë gjithë kësaj periudhe do të aplikohet regjim i përkohshëm i komunikacionit, i cili do të jetë i orientuar kah qarkorja e Bit Pazarit në drejtim të bulevardit “Aleksandri i Maqedonisë”, rrugës “Belasica” për të dalur në bulevardin “Goce Dellçev”.

Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit ju lusin për mirëkuptim dhe durim deri në përmbylljen definitive të rekonstruimit të bulevardit “Krste Misirkov”. Po punohet në mënyrë intenzive që edhe kjo pjesë e bulevardit të rekonstruohet në mënyrë cilësore dhe të shpejtë.

Marketing