Prej sot ulen tarifat e roamningut në Ballkan

Qytetarët të cilët nga sot do të udhëtojnë në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi do të paguajnë çmime shumë më të ulëta për bisedat telefonike në raoming.

Marketing

Agjencia e komunikimeve elektronike (AKE) vendosi që çmimet e raomingut me vendet e Ballkanit Perëndimor të ulen për 90%. Sipas vendimit të miratuar me datë 25 të këtij muaji dhe që do vlejë nga 1 korriku, nëse gjendeni në njërin nga këto vende për një thirrje të nisur do paguani vetëm 4,3 denarë për minutë, e që deri më tani kushtonte 64 denarë për një minutë.

Për një minutë në raoming për thirrje të ardhur, nga sot do paguhet 2.46 denarë për dallim nga 25 denarë sa është tani. Çmimi i porosive SMS nga 14 denarë ulet në 2.1 denarë. Ulje më të madhe kanë çmimet e internetit në raoming. Një megabajt internet që tani paguhet 218 denarë, nga 1 korriku do kushtojë vetëm 1.5 denarë.

Sipas marrëveshjes rajonale për uljen e çmimeve në raoming të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u nënshkrua në prill të këtij viti, nga viti 2021 raomingu do të hiqet tërësisht roamingu.

Ndryshe, sipas anketës së AKE-së të zhvilluar në fund të muajit maj, 16% e abonentëve janë ankuar se kanë fatura të larta joreale gjatë shfrytëzimit të raomingut.

Shumica e atyre që kanë marrë fatura të larta për raoming vlerësojnë se kjo është për shkak të përdorimit të internetit. Gjysma e përdoruesve të raomingut rajonal vlerësojnë se ai është jo edhe aq i lirë. Sipas të dhënave të AKE-së në 12 muajt e fundit, 18% e popullatës në shtet ka përdorur raoming.

Marketing