Prekëse: Fëmija nuk i njeh më prindërit e tij pasi politikat e Trumpit i ndanë ata

Foshnja 15 muajshe nga Hondurasi simbolizon politikat mizore të presidentit amerikan për t’i ndarë familjet emigruese.

Marketing

Djali 15 muajsh nuk i njohu prindërit e tij kur u takua me ta pesë muajsh pasi politikat amerikane ndanë familjet e emigrantëve, shkruan The Guardian.

Nëna e foshnjës, Adalacia, ka shpjeguar me lot në sy se si djali i saj nuk po e njihte më kur ata u ribashkuan të premten në Honduras.

Ajo ka thënë se foshnja e saj dhe ata kanë vuajtur shumë pasi djalin e kanë mbajtur në Arizona, kur e kishin ndarë nga babai i tij të cilin e kanë deportuar në kufirin e Teksasit.

“Unë e thërrisja Johan, Johan, dhe ai filloi të qante”, ka rrëfyer Adalacia.

Por, Johan shumë shpejt u adaptua me prindërit e tij dhe filloi të qeshte në qendrën kur po përgatisnin dokumentet e fundit për t’u bashkuan në shtëpi.

Marketing