Galeria Nacionale, në partneritet me Këshillin Britanik dhe Agjencinë LUX, me kënaqësi të posaçme shpallë projektin ndërkombëtar të titulluar “Prekja”, pjesë e NE JEMI KËTU: EKOLOGJITË E ARDHSHME. Ky është projekti i dytë ndërkombëtar i Galerisë Nacionale në skenën artistike për vitin 2021, kuruar nga Ana Frangovska.

EKOLOGJITË E ARDHSHME bëjnë pjesë në një nga pesë programet e filmave artistikë të projektit NE JEMI KËTU: program ky i pikturave artistike lëvizëse, i zhvilluar nga Këshilli Britanik dhe LUX, Agjencia e Artit me seli në Londër, e cila mbështet dhe promovon praktikat e pikturave artistike lëvizëse. Secili nga programet është kuruar me temën e identitetit kombëtar, margjinalitetit, intimitetit, të ardhmes dhe arkivimit. NE JEMI KËTU proceson diskurse mbi ndikimin e kësaj teme tek artistët bashkëkohorë të rinj dhe të vendosur me qendër në Britaninë e Madhe apo Mbretërinë e Bashkuar, duke eksploruar ato përmes biografisë, dokumentarëve, poezive dhe fantastikës. Kurator i programeve është Tendai John Mutambu.

EKOLOGJITË E ARDHSHME përmban një përmbledhje nga 4 pjesë me piktura lëvizëse (autorë dhe tituj të veprave): Uriel Orlow, Muthi, 2016; Louis Henderson, All That is Solid, 2014; Charlotte Prodger, LHB, 2017; Ben Rivers, Urth, 2016, të gjithë në pronësi të LUX. Përveç të atyre të numëruara më herët, u bë dhe një përzgjedhje e dy veprave – instalimeve të tjera, nga të cilat, koncepti maqedonas i projektit “Prekja” do të përfshijë edhe veprën e Bedwyr Williams, The Starry Messenger, 2013.

Ndotja, zhvillimi urban, privatizimi dhe eksploatimi i hapësirave publike janë një realitet shqetësues edhe në Ballkanin Perëndimor. Që nga fillimi i projektit, ekologjia u shfaq si një temë që bashkon rajonin, kështu që qëllimi i këtij programi për piktura lëvizëse është të shkojë drejt bisedave të para mbi ato tema kryesore.

Në zemrën e këtij projekti qëndron shkëmbimi me Mbretërinë e Bashkuar përmes ekspozitave dhe evenimenteve të ngjashme, që janë destinuar për publikun e gjerë.

Projekti filloi në fillim të vitit 2020, kur u mbajt një thirrje e hapur për kuratorë, pas së cilës, kuratorja maqedonase Ana Frangovska, së bashku me kuratorët e tjerë Elijan Stefa nga Shqipëria, Armina Pilav nga Bosnja dhe Hercegovina, Engel Berisha nga Kosova, Natalija Vujosevic nga Mali i Zi dhe Natalia Paunic nga Serbia u zgjodhën për të prodhuar koncepte ekspozite për vendet e tyre.

Koncepti maqedonas i kuratores Ana Frangovska titullohet “Prekja” dhe i referohet prekjes “vdekjeprurëse” të njeriut, duke lënë pas, me apo pa vetëdije, dëme të mëdha në tërë planetin, në speciet e tij të gjalla dhe habitatet e tyre. Veç përzgjedhjes së veprave me piktura lëvizëse nga projekti EKOLOGJITË E ARDHSHME, janë përfshirë tre artistë maqedonas dhe projekte që merren me çështje në fushën e ekologjisë, migrimeve, identitetit, pranimit të tjetrit në shoqëri, duke bërë bukuri nga e shëmtuara, etj., përkatësisht: Kristina Pulejkova, Velimir Zhernovski dhe Elpida Haxhi-Vasileva.

Ekspozita do të hapet më 15 shtator në Qendrën Multimediale Malla Stanica, dhe ajo do të shoqërohet me një sërë aktivitetesh të cilat do të shtjellohen gjatë tërë vitit, siç janë: diskutime panel, punëtori, konferenca, etj.

I pari në një seri aktivitetesh që do të promovojnë këtë projekt është webinari me titull “Ekologjia e mendimit”, moderuar dhe kuruar nga Ana Frangovska, në të cilën do të marrin pjesë 7 pjesëmarrës: Nebojsha Viliç, Ivana Vaseva, Sllavica Janeshlieva, OPA, Velimir Zhernovski, Kristina Pulejkova dhe Elpida Haxhi-Vasileva. Pjesëmarrësit e Ekologjisë së mendimit, të gjithë artistë dhe kuratorë të frytshëm të skenës lokale të arteve vizuale, do të adresojnë një larmi çështjesh mjedisore dhe politike, proceset e të cilave ndikohen shumë nga mënyra se si njeriu sillet, eksploaton dhe shkatërron natyrën, duke ndryshuar me shpejtësi kushtet e jetesës: ajri i ndotur, toka, detet, shkrirja e akullit, zjarret, vërshimet, ekosistemet e shkatërruara, migrimet, uria, pandemitë… dhe së fundmi, si dhe nëse reflektohet apo përkthehet e gjitha në gjuhën vizuale, si një mjet i fuqishëm ndërgjegjësimi.

Webinari do të mbahet më 4 Mars, në orën 18.00 në platformën Microsoft Teams, dhe të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë në formularin e regjistrimit në lidhjen e mëposhtme:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=yl06Q73zbUyn-wzvIdegsb7djbo3x5VLmUu-ScB08FRUOU5FM0pYVEZTSTVGSzIyMzBRMlpNWDlKRi4u

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Për ata që nuk do të arrijnë të aplikojnë, ndiqni rrjetet sociale të

Galerisë Nacionale ku do të shpallet regjistrimi i konferencës, si dhe njoftimet për të gjitha aktivitetet e ardhshme në lidhje me këtë projekt.