Premierliga apo La Liga? Përgjigje interesante e Frenkie de Jong

Frenkie de Jong ka dhënë disa komente interesante, lidhur me kampionatin spanjoll të futbollit dhe atë anglez.

Marketing

Mesfushori i Barcelonës i cili luante me Ajax Amsterdam para këtij sezoni, po kalon një kohë mjaft të mirë në La Liga.

Lojtari është përshtatur mirë tek Barcelona. Por, holandezi duket se sheh edhe kampionatet tjera, si ai i Premierligës. Së fundmi, ai ka bërë krahasim interesant mes La Liga dhe Premierligës.

“Jo shumë kohë më parë, La Liga ishte vërtetë liga më e fortë në botë, këtë e tregonin kompeticionet evropiane. Premierliga po përmirësohet tashmë” ka thënë Frenkie.

“Ata kanë intensitet më të lartë, por La Liga është më e mirë sesa Premierliga në aspektin teknik” ka shtuar holandezi.

Frenkie de Jong nuk po luan në pozitën e tij natyrale tek Barcelona, por ai po ia del mjaft mirë që të dominojë mesfushën.

Marketing