Premierliga nuk pushon, këto janë ndeshjet e sotme

Përkundër faktit që sot jemi në ditën e parë të Vitit të Ri, Premierliga nuk ka asnjë ditë pushim dhe do të vazhdojë akoma.

Marketing

Edhe pse shumë menaxherë e shumë lojtarë kanë shprehur dëshirën e tyre për pushim 2 javor gjatë festave të fundvitit ose gjatë fillimit të vitit, një gjë e tillë nuk është realizuar.

Dhe kësisoj, Everton dhe West Ham do të jenë në përballje me njëra tjetrën, ndërsa Manchester United dhe Aston Villa mbyllin këtë ditë.

Edhe Evertoni, United e Aston Villa po luftojnë që të sigurojnë një vend në garat evropiane e prandaj ndeshjet e sotme janë edhe më interesante.

Sidomos ndeshja mes Djajve të Kuq dhe Luanëve, pasi që Ole Gunnar Solskjaer me skuadrën e tij janë në garë për ta fituar titullin e Premierligës.

Ndeshjet e ligës angleze nuk mbarojnë me kaq dhe madje sport do të ketë edhe nesër e pasnesër, prandaj futbolldashësit kanë çfarë të shohin.

Marketing