Premierliga vazhdon sonte, super derbi në Old Trafford

Manchester United takohet sonte me Tottenham Hotspur në Premierligë.

Marketing

Java e 3-të e Premier League mbyllet me një superndeshje.

Në Old Trafford në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, Manchester United do të presë Tottenham Hotspur, një sfidë që vjen ndoshta në momentin më të keq të mundshëm për Djajtë e Kuq.

Disa prej titullarëve si Rojo, Matic, Sanchez, Show e Valencia mund të mungojnë ndaj gjelave të Londrës ndërsa Pogba dhe De Gea kërkojnë largimin dhe e kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre.

Jose Mourinho është vërtet në hall dhe pas disfatës ndaj Brighton një humbje tjetër ndaj Tottenham do të vinte seriozisht në pozita të vështira, pozicionin e tij tek Manchester United.

Spurs-at nga ana tjetër e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin duke fituar dy ndeshjet e para.

Edhe pse në këtë merkato Pochettino nuk afroi asnjë lojtar të ri, Tottenham ka ruajtur grupin dhe vazhdon të jetë ajo skuadër e frikshme si më parë që mund të thotë fjalën e saj edhe në garën për titull.

Mungesat e vetme të Tottenham janë koreano-jugori Son që është i grumbulluar nga kombëtarja e vendit të tij për lojrat aziatike dhe keniani Wanayama. Megjithatë në këtë sezon Pochettino ka rigjetur brazilianin Lucas Moura i cili mund të konsiderohet si një blerje e re për Spurs-at pasi spikat me lojrat e tij. Pavarsisht gjithçkaje një gjë është e sigurtë spektakli është i garantuar në Manchester United-Tottenham.