Premtohen 100 milionë dollarë investime në Kosovë

Emisari special i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka folur rreth kritikave pas nënshkrimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizim ekonomik.

Marketing

“Fakti është që marrëveshja ekziston e zbatimi po fillon, është një proces shumë i mirëfilltë. E kuptoj që njerëzit politikë janë kritikë, ne jemi super krenarë për këtë marrëveshje, dhe do ta shihni me kalimin e muajve dhe viteve që nuk janë deklarata boshe”, tha Grenell në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Presidenti Trump mburret me këtë marrëveshje historike, nuk do të ishim këtu sikur të mos ishte presidenti Trump. Është zotuar për normalizim ekonomik mes dy vendeve. Pas nënshkrimit, presidenti Trump na tha shkoni dhe zbatoni marrëveshjen, mos e leni vetëm fjalë”, shtoi Grenell.

Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler tha se do të investojnë 100 milionë dollarë në Kosovë.

“100 milionë dollarë do të investojmë në Kosovë, ne kemi ardhur me kolegë që të ju tregojmë së sa jemi serioz. Ne jemi këtu për të nënshkruar një marrëveshje dhe për te investuar”, tha ai.

Delegacioni amerikan po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, i dërguari special për dialogun, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Kjo është deklarata e përbashkët e Kosovës dhe SHBA-së/ Dokument

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një deklaratë ku zotohen për realizimin e projekteve që burojnë nga marrëveshja për normalizim ekonomik me Serbinë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington.

“Ne, Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe Adam S. Boehler, Kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, e përshëndesim përmbylljen e shpejt të Marrëveshjes së re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve. E ndajmë dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të hyjë në fuqi në të ardhmen shumë të afërt, pas përmbylljes së procedurave tona të brendshme”, thuhet në deklaratë.“Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”.

“Pas normalizimit historik ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën u arrit marrëveshje më 4 shtator të 2020-s në Washington, D. C, Kosova dhe Serbia synojnë të avancojnë negociatat, pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së re Kosovë-Serbi për Nxitjen e Investimeve, lidhur me projektet e rëndësishme brenda Kosovës, përfshirë projektet për të cilat ka marrëveshje të jenë pjesë e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës”. “Kosova dhe SHBA-ja synojnë të zbatojnë me besnikëri Marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon”. “Mirëpresim këto arritje si dëshmi konkrete të fuqisë së raporteve mes dy vendeve tona”

Marketing