Presidenca, antikorrupsioni të përfshijë gjithë zyrtarët shtetëror

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, dr. Gjorge Ivanov, shpreh falënderim që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do të nisë procedura për kontroll të gjendjes së tij pronësore.

Marketing

Presidenti Ivanov porosit se i ndershëm hyri në politikë dhe i ndershëm do të dalë në fund të mandatit të tij të dytë. E inkurajojmë Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit që të veprojë në këtë rast.

Por, gjithashtu, e inkurajojmë Komisionin që në mënyrë të njëjtë të veprojë edhe me bartësit e tjerë të funksioneve shtetërore dhe publike në Republikën e Maqedonisë, ashtu si vepron në rastin me presidentin Ivanov.
Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov

Marketing