Presidenca franceze për fyerjen nga Erdogan: Politikë e rrezikshme

Presidenca franceze i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili ngriti pikëpyetje mbi shëndetin mendor të homologut francez Emanuel Macron, lidhur me trajtimin e myslimanëve nga ana e tij.

Marketing

“Deklaratat e presidentit Erdogan janë të papranueshme. Provokimi dhe mungesa e mirësjelljes nuk janë mënyra e duhur. Ne kërkojmë që Erdogan të ndryshojë kursin e politikës së tij, sepse është e rrezikshme në çdo aspekt. Ne nuk përfshihemi një luftë të panevojshme dhe nuk pranojmë fyerje”, ka bërë me dije presidenca, duke shtuar se Parisi është lidhur me ambasadorin francez në Ankara për konsultime.

LEXO EDHE – Macron kundër myslimanëve, Erdogan: Ai ka nevojë për trajtim psikiatrik

Franca gjithashtu vë në dukje mungesën e ngushëllimeve dhe mesazheve të mbështetjes nga Presidenti turk pas vrasjes së Samuel Patti, mësuesit që ju pre koka disa javë më parë nga një sulm islamik pranë shkollës së tij në Paris.

Marketing