Presidencialet, Musliu: Premtimet e kandidatëve, jashtë kompetencave të presidentit

Edhe pse fushata nuk ka filluar zyrtarisht, kandidatët për president kanë filluar premtimet.
Por këto premtime, të paktën në këtë fazë të parë jashtë fushatës zyrtare, janë jashtë kompetencave të presidentit, vlerëson analistit politik Albert Musliu.

Marketing

Sipas tij presidenti nuk mund të ndryshojë kushtetutën e as të zh’bëjë Marrëveshjen e Prespës siç prononcohet kandidatja e VMRO-së Gordana Siljanovska ose të zbatojë të njëjtën marrëveshje siç deklarojnë Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.

“Kampanja e Pendarovskit do të mbështetet në sukseset e qeverisë, por ajo është jashtë kompetencave të tij. Siljanovska si çdo qytetarë I Maqedonisë mund të inicojë ndryshimin kushtetues, por kushtetutën te ne e ndryshon parlamenti I cili është organ më I lartë, një demokraci parlamentare, dhe pavarësisht prej vokabularit të tyre kjo do të jetë pjesë e spinit politik. Procedura për Marrëveshjen e Prespës është përmbyllur dhe ka një normë juridike e cila thotë se gjitha traktatet ndërkombëtare ose konventat ndërkombëtare të cilave Maqedonia I’u është bashkangjitur dhe të cilat i ka ratifikuar, janë mbi legjislativën vendore”, shprehet analisti politik Albert Musliu.

Sipas Musliut kompetencat e presidentit janë të njohura dhe të limituara. Ai është komandant suprem I ushtrisë, ka autoritet të propozojë disa gjykatës në Gjykatën Supreme apo edhe disa gjeneralë, por pa kompetenca ekzekutive më të mëdha.

Analisti Musliu thotë se vokabulari I tillë i kandidatëve presidencial bëhet me qëllim që t’i afrohen elektoratit.

“Këto janë më shumë narativ politik për t’iu afruar elektoratit të VMRO-së ose atyre të cilët nuk pajtohen me ndryshimet Kushtetuese të cilat u bënë. Tani edhe ne si qytetarë pak duhet të jemi më vigjilentë, ti parashtrojmë pyetjet ose të kërkojmë prej tyre si do të veprojnë në atë rol të cilin e kanë. Në Maqedoni, kryetari I shtetit ka një rol moral ose jashtinstitucional që të jetë “arbitri”, ai që I bashkon palët. Ka pasor në historinë e Maqedonisë edhe pas 90’-s kryetar I cili ka tentuar anët e kundërta t’i afrojë për zgjidhjen e një çështje pak më madhore”, thekson Musliu.

Presidenti aktual Gjorge Ivanov nuk njihet si figurë unifikuese, pasi sipas Musliut ai në çdo mosmarrëveshje mbante anën e partisë e cila e delegoi për president. Fushata presidenciale nis më 1 prill dhe do të zgjasë 20 ditë.

Marketing