“Presidencialet”, udhëzime për procesin e votimit

Për zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë që duhet të mbahen nesër, votuesi mundet vetëm njëherë të paraqitet në vendvotim për realizimin e të drejtës së votës. Votuesi merr një fletëvotimi për zgjedhje të presidentit, ndërsa në tre komunat edhe një fletëvotimi vetëm për zgjedhjen e kryetarit të komunës, duke pasur parasysh se këshillat janë përbërë në zgjedhjet e rregullta lokale.
Në komunat Ohër dhe në Dibër zgjedhjet për kryetar janë shpallur për shkak të vdekjes së papritur të Jovan Stojanvskit dhe Ruzhdi Latës, ndërsa në Novo Sellë do të zgjidhet kryetar i ri, për shkak se ish kryetari Boro Stojçev dha dorëheqje prejse ishte dënuar me burg për tentim me kontrabandimin me cigaret.

Marketing

Për votimin në zgjedhjet lokale, votuesi nënshkruan në certifikatën nga lista e zgjedhjeve e dedikuar për zgjedhjet lokale.

Lista e votimit griset nga blloku sipas radhitjes numerike, i vihet vulë në pjesën e përparme dhe më pas i jepet votuesit. Votimi bëhet fshehtas, prapa paravanit.

Fletëvotimi hiqet nga blloku sipas renditjes numerike, i vihet vulë në anën e përparme dhe më saj i jepet votuesit. Fletëvotimin e palosur votuesi e vendos në kutinë përkatëse të shënuar për votim.

Votimi për person tjetër është i ndaluar, përveç rasteve të parapara në nenin 112 nga Kodi Zgjedhor, respektivisht votuesi i cili ka mangësi fizike ose është analfabet dhe për shkak të asaj nuk mund të votojë në mënyrën e caktuar me këtë Kod, me vete ka të drejtë të marrë një person i cili do i ndihmojë gjatë votimit. Nëse votuesi nuk merr me vete ndonjë person që i ndihmon gjatë votimit, atëherë këshilli zgjedhor do të caktojë një person tjetër nga radha e votuesve.

Personi i cili i ndihmon ndonjë personi tjetër gjatë votimit nuk lejohet të jetë nga radha e anëtarëve të këshillit zgjedhor, përfaqësuesit e bartësve të listave ose nga radha e vëzhguesve. Personi nuk duhet të ndikojë ndaj vendimit të votuesit, ndërsa gjatë votimit mund të ndihmojë vetëm dy persona për të votuar të cilët kanë mangësi fizike ose janë analfabetë. Kjo mënyrë e votimit shënohet në procesverbalin me numër 16.

Për shkak të sigurimit të sekretit të votimit, në ditën e zgjedhjeve në vendvotimet, përfaqësuesit e autorizuar, vëzhguesit e autorizuar, anëtarët e organeve zgjedhore dhe zgjedhësit nuk mund të përdorin aparate celulare, fotoaparate dhe mjete të tjera për incizim të materialit zgjedhor dhe votuesve kur votojnë.

Marketing