Presidenti amerikan jep lajmin e mirë për vaksinat

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kohëve të fundit ka shprehur optimizmin e tij se SHBA-ja do të dalë së shpejti me një vaksinë kundër Covid-19.

Marketing

E para pak çastesh përmes një postimi në Twitter, Trump dha një lajm të mirë për të gjithë, shkruan portali arbresh.info

Edhe pse nuk tha shumë në detaje, ai paralajmëroi lajm të shkëlqyeshëm.

Ndërkohë, vaksina kundër COVID-19 mund të jetë gati në shtator – ka deklaruar profesoresha që është duke udhëhequr një ekip hulumtuesish për vaksinën kundër virusit korona në Universitetin Oksford.

Sarah Gilbert profesoreshë e vaksinologjisë në Universitetin Oksford ka thënë se është 80% e sigurtë se vaksina kundër COVID-19 që është duke e zhvilluar ekipi I saj do të jetë e suksesshme – shkruan gazeta britanike Tajms.
Ekipi I saj në Oksford është pjesë e përpjekjeve globale që të gjendet vaksina kundër koronavirusit që deri më tani ka marrë jetën e mbi 100 mijë njerëzve.

Gilbert ka theksuar se testimet në njerëz do të fillojnë gjatë dy javëve të ardhshme dhe se është duke punuar shtatë ditë në javë për të gjetur një ilac efikas.

Marketing