Presidenti gjerman viziton xhamin në Penzberg, pritet nga imami nga Shkupi

Presidenti gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka vizituar një xhami në qytetin gjerman Penzberg, ku është pritur nga imami i kësaj xhamie, Benjamin Idriz, i cili është me origjinë nga Shkupi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Gjatë vizitës së kësaj xhamie e cila vepron në kuadër të Bashkësisë Islame në Penzberg, presidenti Steinmeier shoqërohej nga gruaja e tij, Elke Büdenbender dhe nga ministri i brendshëm i shtetit gjerman Baravia, Joachim Hermann.

Në kuadër të vizitës, presidenti gjerman u informua rreth aktiviteteve të xhamisë nga imami Benjamin Idriz dhe nga nënkryetarja e Bashkësisë Islame në Penzberg, Gönül Yerli.
Yerli, ndër të tjera, i shpjegoi presidentit Steinmeier se ezani në të gjithë botën këndohet në gjuhën arabe, ndërkohë e informoi edhe lidhur me aktivitetet që i realizojnë në xhami.
Ndërkaq, imami Benjamin Idriz, i cili shoqëroi presidentin Steinmeier gjatë vizitës në xhami, i përthkeu atij në gjuhën gjermane kuptimin e ezanit.

Steinmer vlerësoi aktivitetet e Bashkësisë Islame në Penzberg dhe shprehu kënaqësi për aktivitetet që realizon kjo xhami edhe për jo-muslimanët.