Presidenti grek “kërcënon” Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka dërguar nga Mali i Zi një mesazh të qartë Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Turqisë.
Sipas tij, nëse duan këto vende që të kenë një perspektivë evropiane, duhet të respektojnë plotësisht ligjet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare.

Marketing

Kreu i shtetit helen ka qenë më agresiv me Shqipërinë, duke thënë se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë, por mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Evropian.

“Greqia nuk është kundër perspektivës evropiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, deklaroi Pavlopoulos gjatë vizitës në Malin e Zi.